TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Mars 2024, 07:21

Gazetari tregon skemën e pazakontë: Si një i burgosur 'VIP' në burgun e Durrësit inskenoi arrestimin e kuzhinierit të tij

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari tregon skemën e pazakontë: Si një i burgosur

Gazetari, Romir Saraçi është shprehur se në burgun e Durrësit një prej të burgosurve ‘VIP’ ka inskenuar që kuzhinierin e tij ta kapnin për armëmbajtje pa leje që ai të izolohej në paraburgimin e Durrësit në mënyrë që të vazhdonte punën si kuzhinier po prapë i punëdhënësit të tij.

Saraçi: Raportohet dhe duhet verifikuar edhe nga institucionet ligjzbatuese, që në burgun e Durrësit një prej të burgosurve ‘VIP’, ka inskenuar që kuzhinierin e tij ta kapnin për armëmbajtje pa leje dhe ai të izolohej në paraburgimin e Durrësit në mënyrë që ai të vazhdonte punën si kuzhinier i po prapë punëdhënësit të tij.

Pse u bënë pastaj transferimi i të gjithë atyre VIPAVE që ishin tek burgu i Durrësit, u cuan disa në Fier.

Një kuzhinier që në jetë të vetë nuk kishte marrë një gjobë, kapet me armëmbajtje pa leje futet në burg dhe vazhdon punën si kuzhinier.

Lini një Përgjigje