
Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner deklaroi se ka plan të zhvillojë resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri dhe në Beograd.
Për analistin Frrok Çupi, investimi i Kushner në Beograd është bërë për të mbajtur Serbinë në anën e Perëndimin.
Në një intervistë për emisionin “Real Story” në “Abc News”, Çupi deklaroi se nuk mund të kthehet Serbia nga Perëndimi me kërcënime dhe ultimatume, por duke e joshur me investime.
“Unë shikoj frymën e kohës. Edhe fryma e kohës është kjo që me synime boll të larta, Serbia duhet mbajtur në anën e Perëndimit. Është një investim në Serbi. Si do ta mbash Serbinë në anën perëndimore? Duke i thënë se unë vij nga Kosova, do të rrahë, do të bëjë këtë dhe atë. Çfarë do të ketë ai muze? Mund të ketë dëshmi dhe fotografi të sulmeve të NATO-s. Rëndësi shumë të madhe ka sidomos në momentet e tanishme. Ne kemi një Serbi që është në anën ruse dhe kemi një Kosovë në anën këtej dhe po tenton të shkojë andej. Është një gjë shumë smart dhe e mençur. Kanë një zakon shqiptarët që hasmin e ftojnë në dasmë, që do të thotë hasmi jo gjithmonë është i keqi”, tha ai.
Lini një Përgjigje