TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2023, 21:57

Gazetari tregon absurdin: Beqaj dhe vartësit e tij nën akuzë, koncesionari i sterilizimit merr miliona

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari tregon absurdin: Beqaj dhe vartësit e tij nën akuzë,

Gazetari Mentor Kikia ka kërkuar sekuestrimin e kompanisë që merret me sterilizimin e mjeteve kirurgjikale. Teksa ka komentuar akuzat ndaj Ilir Beqajt, ai tha se të gjithë arkitektët e marrëveshjes së sterilizimit janë nën akuzë, por prokuroria nuk e ka ndalur punën e kompanisë.

Sipas gazetarit, ka diçka që nuk shkon tek marrëveshja pasi puna vazhdon me të njëjtat çmime dhe kushte dhe se këta që janë nën akuzë kanë bërë diçka që ka shkuar keq.

“Pa hapur letrat më e arsyeshme do të ishte një masë të ngjashme me ish-vartësin e zotit Beqaj. Ajo gjëja që kërcet më shumë në këtë histori është fakti që kemi tashmë një ish-ministër të akuzuar, një zv/ministër që është prapa hekurave si arkitekt i asaj marrëveshje, pronari i një kompanie që është në burg.

Të gjithë këta të çojnë te logjika që ka një gjë që nuk shkon tek kjo marrëveshja, ndërkohë marrëveshja vazhdon. Të gjithë njerëzit pas kësaj marrëveshje janë nën akuzë, ndërkohë marrëveshja vazhdon të funksionojë me të njëjtat çmime dhe të njëjtat kushte. Pyetja është çfarë kanë bërë keq këta që janë nën akuzë, dhe prokuroria duhet të pezullojë edhe kompaninë”, tha Kikia për “News24”.

mentor kikia koncensioni i sterilizimit

Lini një Përgjigje