TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2023, 21:39

Andi Bushati: Rama e mbrojti deri në fund Beqajn, ndryshe nga ish-ministrat e tjerë  

Shkruar nga Pamfleti

Andi Bushati: Rama e mbrojti deri në fund Beqajn, ndryshe nga ish-ministrat

Analisti Andi Bushati ka folur për vendimin e fundit të GJKKO-së për të vendosur masa shtrënguese ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me kërkesë të SPAK, për tu hetuar i lirë në lidhje me koncesionin korruptiv të sterilizimit me rreth 100 milionë euro.

Në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” në “Syri Tv”, Bushati deklaroi se SPAK i ka marrë leje Edi Ramës në rastet e hetimit apo burgosjes së ish-ministrave, por sipas tij në rastin e Ilir Beqaj duket se ka një diferencim.

Sipas Bushatit, ne nuk kemi një drejtësi të drejtë dhe të pavarur, pasi fakti është që në të gjithë piramidën shtetërore vidhet dhe kreu i kësaj piramide del i pastër.

"A ka pasur Ilir Beqaj më shumë mbrojtje politike se Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Vangjush Dako e të tjerë? Padyshim që ka pasur. Është i vetmi që kur u dha masa e prokurorisë ishte në detyrë. Në të gjitha rastet jemi mësuar se prokuroria i ka marrë leje Ramës, Rama i ka hequr nga detyrat dhe funksionet shtetërore, ndërsa Beqaj jo që e mbajti në agjensi por pak kohë më parë e bëri një nga negociatorët kryesorë me BE. Pra duket se ka pasur një mbështetje nga Rama.

E dyta që vëmë re është se ata dy prokurorët e SPAK që çuan padinë e parë në gjykatë, e përjashtuan Beqajn nga padia dhe një nga ata prokurorët ishte ai prokurori që Rama kundër Juri Kim e mbështeste për tu bërë kryetar i SPAK.

E treta, a po hetohet për Ilir Beqajn, siç u hetua për Saimir Tahirin dhe Arben Ahmetajn, pra drejt pasurisë së personit? Deri tani nuk e kemi këtë.

Të tre këto raste që përmenda duket se ka një diferencim që Beqaj është më i mbrojtur dhe këta të tjerët janë lënë ti hidhen si mishi i vjetruar urisë së prokurorëve.

Dukemi qesharak në sytë e publikut nëse fillojmë garën nëse Edi Rama e do më shumë Beqajn apo pak më pak, ose urren pak më shumë Ahmetajn. Nqs do flasim për drejtësi, ne jemi një vend ku ministri dënohet për kanalizimin dhe drogëzimin e vendit, një vend ky dy ministra janë të burgosur për inceneratorët, ku koncesionet në shëndetësi kanë dalë një hajdutësi e madhe dhe Edi Rama nuk hetohet.

Pra nuk kemi çështjen u privilegjua Beqaj dhe u godit Ahmetaj, këto janë lojëra oborri. Ne që s’kemi një drejtësi të drejtë dhe të pavarur është fakti që në të gjithë piramidën shtetërore vidhet dhe kreu i kësaj piramide del i pastër. Kjo e hedh poshtë këtë fabulën e drejtësisë së re", tha Bushati. 

beqaj bushati

Lini një Përgjigje