
Pas më shumë së 9 orësh ka përfunduar intervistimi i 14 kandidatëve në garë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit. Tani kandidatët do të renditen sipas pikëve, por vendimi final i takon ministrit Besfort Lamallari.
Ky i fundit, brenda 48 orësh, do t’i propozojë Këshillit të Ministrave emrin e përzgjedhur, i cili nuk është e thënë të jetë domosdoshmërisht ai me pikët maksimale. Gara, e cila tërhoqi interes nga drejtues qarqesh dhe akademikë të sigurisë, synon të plotësojë vendin e lënë vakant nga dorëheqja e Ilir Prodës. Aktualisht, Policia e Shtetit drejtohet përkohësisht nga Sokol Bizhga.
Procesi po ndiqet nga afër edhe nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë misionet ICITAP dhe EU4LEA, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, në rolin e vëzhguesve, një element që synon të rrisë besueshmërinë dhe transparencën e procedurës.
Lista e plotë:
Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Tonin Vocaj
Kemi mbi cerek shekulli ne Britani e nuk degjojme lajme te tilla. Nje lajm i vetem e vetem nje here, qe u zgjodh nje dikush i ri ne kete institucion dhe pike. Listat jane sekrete brenda istitucionit e organeve. C'eshte kjo keshtu o gomere fshatare,qe nuk u bete njerez. Pika! Doni te hyni edhe ne Europe. Ne se ne ne Europe vidhen te dhenat e qytetareve te nje shteti ata mund te kethejne ligjin me vdekje dhe e varin personin pergjegjes. Kurre nuk vidhen te dhenat e nje shteti me perrallat se i moren te huajte, jo e verteta eshte se ua dhate atyre per ca aspra te qelbura. Kini kujdes ne Maternitete se do na regjistrojne edhe organet private te femrave e femijeve keta rrufjane te babezitur vetem per ligesira.