TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2026, 21:47

Gara për kreun e Dhomës së Avokatisë Tiranë, fiton Klodjan Skënderaj

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e Dhomës së Avokatisë Tiranë, fiton

Dhoma e Avokatisë së Tiranës do të ketë një drejtues të ri, pas numërimit të votave të anëtarëve të kësaj dhome, që votuan 8 kandidatët që ishin në garë.

Në përfundim të numërimit të votave, rezultoi fitues Klodjan Skënderaj. Ky i fundit ka marrë mbështetjen e 569 avokatëve nga 774 që morën pjesë në votim. Dhoma e Avokatisë së Tiranës ka 1910 anëtarë.

Gara për kreun e Dhomës së Avokatisë Tiranë, fiton

Klodian Skënderaj ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Gjenovës në Itali në vitin 2005, me rezultate maksimale 110/110. Prej rreth 15 vitesh ai ushtron profesionin e avokatit.

Në vitin 2014 ai ka përfunduar studimet e doktoratës në fushën e procedurës penale, ndërsa që prej vitit 2016 mban titullin “Profesor i Asociuar”. Nga viti 2008 është pedagog i lëndës “Procedurë Penale” në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa prej vitit 2015 ligjëron edhe lëndën “Ekzekutimi i Vendimeve Penale”.

Skënderaj është autor i monografisë “Ekzekutimi i Vendimeve Penale”, një botim i përdorur nga studentët dhe profesionistët e sistemit të drejtësisë. Ai ka qenë gjithashtu ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës gjatë viteve 2018-2021 në Programin e Trajnimit Vazhdues, si dhe është angazhuar në projekte të ndryshme ligjore me fokus procedurën penale dhe të drejtën materiale.

Nga shtatori 2020 deri në shtator 2024, ai ka qenë anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës. Përveç aktivitetit akademik, Skënderaj është autor i dhjetëra punimeve dhe artikujve shkencorë të prezantuara në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Në profesionin e avokatit ai ka përfaqësuar edhe çështje të rëndësishme me profil të lartë.

Dhoma e Avokatisë Tiranë prej vitit 2001 është drejtuar nga avokati Fatmir Brakaj.

 

avokatet dhoma e avokatise zgjedhje

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Na thoni një çështje të rëndësishme të profilit të lartë që Z. Klodian Skënderaj në profesionin e avokatit ka mbrojtur. Pesë avokatë penalistë të kishim patur deri në vitin 2015: Ata ose do 'bënin' shtet, ose pushtetar të lidhur me krimin dhe korrupsionin do ti kishin hequr qafe. Avokatura e shtetit dhe shefat e avokative, kanë kontribuar në rënien e sistemit të drejtësisë. Apo nuk ka rënë? Ja të shofim se çfarë ndryshime do sjell Z.Skënderaj. Më mirë të thartat në fillim zotërinj të Pamfletit.

    Lini një Përgjigje