
Së fundmi po qarkullojnë shumë viruse në vend, duke nisur që nga fruthi e deri tek gripi sezonal.
Shërbimi Infektiv në Pediatri çdo ditë mbushet me fëmijë të cilët marrin ndihmën mjekësore, me simptoma të ndryshme.
Mjekët sërish vijojnë të apelojnë për vaksinim masiv.
“Janë vërtet sëmundje të rëndësishëm, pasi vetë virusi i fruthit apo gripi kalon direkt në tru, duke shkaktuar probleme madhore tek fëmijët e vegjël”, tha Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit infektiv në Pediatri.
Kuli thotë se vetëm vaksinimi mund të parandalojë një epidemi të mundshme të fruthit.
Nga kjo sëmundje më të rrezikuarit mbeten fëmijët nga 6 muaj deri në 1 vjeç.
“Kemi dy të shtruar, të dyshuara dhe po i mbajmë të izoluar që të frenojmë përhapjen”, ka thënë Kuli për Top Channel.
Megjithatë mjekja ka thënë se ka një rënie të numrit fëmijëve që shtrohen. Aktualisht ka 35 fëmijë të shtruar.
Lini një Përgjigje