TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2024, 20:30

Sulmet kibernetike, Karamuço: Mund të jenë grupe të brendshme, kërkojnë destabilitetin e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet kibernetike, Karamuço: Mund të jenë grupe të

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për sulmin kibernetik ndaj INSTAT, përgjegjësinë ndaj të cilit e ka marrë “Homeland Justice”.

Sipas Karamuços interesi për këto sulme nuk është vetëm i jashtëm, por edhe i brendshëm.

Eksperti tha se janë interesa të grupimeve që kërkojnë destabilitetin e Shqipërisë.

“Po flitet që ka një valë të re të sulmeve. Ka një dyshim të madh që ky grup nuk është vetëm ndërkombëtar dhe nuk flitet vetëm iranian. Ka edhe interes të brendshëm. Rasti i INSTAT, dhe në të njëjtën kohë kur flitej për një census dhe u godit menjëherë. Ky sulm hyn në një nivel më të lartë dhe ka aftësinë të krijojë edhe panik tek njerëzit. Këta i diferencon nga të qenit krim kibernetik nuk është se kërkojnë gjobë, por e bëjnë vetëm për ta publikuar se ne do t’ju godasim deri sa të hiqni muxhahedinët nga Maminasi. Duket sikur një grup është më i përditësuar me realitetin shqiptar sesa një grup tjetër. Unë jam shumë skeptik se pas kësaj nuk është më Irani i vetmi. Këtu janë interesa të grupimeve që duan destabilitetin e Shqipërisë, por janë grupime të brendshme”, tha Karamuço në ABC News.

ervin karamuco sulme kibernetike instat

Lini një Përgjigje