TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2024, 16:57

E-albania jashtë funksionit, AKSHI: Shërbimet do të pezullohen nga data 2 deri më 4 shkurt

Shkruar nga Pamfleti

E-albania jashtë funksionit, AKSHI: Shërbimet do të pezullohen
Portali i shërbimeve për qytetarët, e-albania, nga nesër do të jetë jashtë funksionit.
Njoftimi është bërë nga AKSHI për të gjithë qytetarët, pasi nuk do të kenë mundësi të marrin shërbime në këtë portal që nga data 2 shkurt deri më datë 4 shkurt.


Sipas AKSHI-t kjo ndërprerje e funksionimit të portaleve vjen pasi do të punohet për optimizimin e shërbimeve.


“Në kuadër, të proceseve tona operacionale, që kanë si qëllim optimizimin e pandërprerë të cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturave të tyre mbështetëse, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të shërbimeve që konsumohen nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, brenda harkut kohor nga dita e premte, datë 2 shkurt, ora 20:00 deri ditën e diel, datë 4 shkurt, ora 10:00”, thuhet në njoftim.


Nga ndërhyrja në sistem do të preken shërbimet për regjistrimin e një llogarie, shkëmbimi i të dhënave midis sistemeve elektronike nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit si dhe verifikimi nëpërmjet single-sign-on në sistemet apo platformat elektronike.

akshi e-albania

Lini një Përgjigje