TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2024, 14:50

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Fredi Belerin, SPAK jep pretencën në 13 shkurt

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Fredi Belerin, SPAK jep pretencën
Fredi Beleri

Në seancën e sotme, dëshmoi specialistja në Drejtorinë e Burgjeve, Anila Paci, lidhur me dëshminë e penalitetit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Fredi Belerin, i cili është vendosur nën akuzë për shitblerje votash.

Seanca e radhës do të mbahet me datë 13 Shkurt në orën 14:00, ku do të lexohet pretenca nga Prokuroria.

Në një deklaratë për mediat avokati i tij tha se Beleri ka qenë i dënuar më parë, kur ishte i ri. Ai shtoi se  është e qartë se gjykata do ta dënojë e se procesi ka qenë i parregullt që nga fillimi, teksa thotë se GJKKO nuk pranon asnjë prove të tyren.

E tha dhe specialistja tha se ai është i padënuar është rehabilituar. Ka pasur një dënim kur ka qenë i ri, një njeri nuk mund të rri për 20 vite, nuk ta shpjegoj dot veprën penale, aty e keni… Sot procesi pati edhe një dimension tjetër të paligjshme. I kërkon informacion në lidhje me pagesën e Arsen Ramës. Nuk kanë guximin të marrin asnjë prove në fund. Duket qartë se duan të dënojnë. Kur je i dënuar të jep historikun. Se pranoi gjykata nuk pranon asgjë tonën. Te gjykata Kushtetuese gjithë vëmendja është te GJK”, tha ai.

Ndërkohë, në seancën e sotme, dëshmoi specialistja në Drejtorinë e Burgjeve, Anila Paci, lidhur me dëshminë e penalitetit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Në dëshminë e saj, Paci hodhi poshtë pretendimin e Belerit se është falsifikuar dëshmia e penalitetit. “Kur vijnë kërkesa individuale  dhe personi e bën kërkesën vetë, për shkak të rehabilitimit e japim: i padënuar. Kur e kërkojnë institucionet edhe pse kanë akses, ne u japim të gjitha të dhënat e regjistrit të gjendjes gjyqësore, pra që është i dënuar”, tha ajo.

Kujtojmë se vetëm 3 ditë më parë, Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e Belerit për t’u betuar si kreu i bashkisë Himarë. Beleri akuzohet se ka blerë vota në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

spak beleri

Lini një Përgjigje