TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2024, 12:48

Nis seanca për Belerin në GJKKO, flet dëshmitari i fundit

Shkruar nga Pamfleti
Nis seanca për Belerin në GJKKO, flet dëshmitari i fundit
Fredi Beleri

Në ambientet e GJKKO ka nisur seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojë dëshmitari i fundit i kërkuar nga mbrojtja, përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të pyetet mbi dëshminë e penalitetit të Belerit për të cilën ky i fundit ka pretenduar se është falsifikuar.

Në seancën e fundit dhanë dëshmitë e tyre kancelarët Prokurorisë dhe Gjykatës së Vlorës. Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës.

fredi beleri

Lini një Përgjigje