TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2024, 12:36

Gurët u shkëputën nga tavani i galerisë, aksidentohet minatori në Bulqizë

Shkruar nga Pamfleti

Gurët u shkëputën nga tavani i galerisë, aksidentohet

Një tjetër minator është plagosur në një nga galeritë private në Martanesh të Bulqizës.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në zonën e Batër Martaneshku, ku 52-vjeçari minator me iniciale O.H punonte si armator në galeri, por gjatë punës është aksidentuar si pasojë e shkëputjes së gurëve nga tavani.

I aksidenturi është vënë re nga kolegët e tjerë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas minatori u dërgua drejt spitalit të Bulqizës.

Sipas mjekëve, i aksidentuari ka pësuar fraktura në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia lokale dhe grupi hetimor po punojnë për shkaqet e aksidentit.

Lini një Përgjigje