Kryetari i Bashkisë së Vorës, Blerim Sherra, nëpërmjet ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu; për të fshehur vjedhjen, po i kërkon Ministrisë së Financave, 500 milionë lekë shtesë nga fondi i ri-ndërtimit, duke mashtruar me preventiv fals, sikur gjoja kanë dalë punime të pa parashikuara...
Në raportin e Ministrisë së Financave për shkollat e rindërtuara me fondet e shtetit, si rast abuzimi me fondet, mos përfundimin dhe braktisjen e punimeve, përmendet shkolla 9-vjeçare në Picar të Bashkisë së Vorës.
Sipas informacionit zyrtar që ka siguruar “Pamfleti”, në këtë shkollë janë ndërprerë punimet, për shkak të abuzimit me fondet për ri-ndërtimin e saj, ndërsa nxënësit bëjnë mësim në një “haur”.
Sipas audituesve të Ministrisë së Financave, ka dyshime të plota, se shkak për ndërprerjen e punimeve, është vjedhja e fondeve nga Kryetari i Bashkisë së Vorës, Blerim Sherra, në bashkëveprim me pronarët e firmave “Zdravo” e “Arena MK” që ai u dha tenderin.
Punimet e mbetura pa u kryer në shkollën e Picarit në Vorë, janë në masën 35% të projektit, ose 480 mijë Euro e vlerës së kontratës 1.4 milionë Euro, që krye bashkiaku Blerim Sherra, ka firmosur me pronarët e dy firmave ndërtuese.
Sipas kontratës së rindërtimit, të nënshkruar më 13 shtator 2022, shkolla 9-vjeçare në Picar të Bashkisë së Vorës, duhej të ishte ri-ndërtuar brenda muajit maj 2023, dhe nxënësit duhej ta kishin nisur vitin mësimor 2023-2024 te shkolla e re.
Por punimet u ndërprenë në muajin shkurt 2023, e prej 1 viti qysh atëherë, kanë mbetur pezull sepse fondet e fazës së tretë të projektit janë vjedhur; ndërsa sa herë ka ankesa e denoncime nga banorët, krye bashkiaku Blerim Sherra njofton bashkë-hajdutët e firmave “Zdravo” e “Arena MK”, të çojnë 2-3 punëtor për tu dukur sikur punojnë.
Në tenderin që ka bërë Bashkia e Vorës më 8 korrik 2022 dhe të firmosur nga krye bashkiaku Blerim Sherra, thuhet: “Ndërtimi i Shkollës 9-vjecare Picar nga programi i ri-ndërtimit, do përfundojë brenda 9 muajve, por nuk ka mbaruar sepse u vodhën fondet.
Ndërsa në kontratën e lidhur më 13 shtator 2022, thuhet se dy firmat ndërtuese janë shpallur fituese me ofertën 1 miliardë e 378 milionë lekë të reja pa TVSH, kur fondi limit ishte 1 miliardë e 379 milionë lekë të reja pa TVSH; ose sa 99% e fondit limit.

Për të fshehur vjedhjen 480 mijë Euro nga fondet e kësaj shkolle, Kryetari i Bashkisë së Vorës, Blerim Sherra, nëpërmjet Ministres Arsimit, Ogerta Manastirliu, po i kërkon Ministrisë së Financave, 500 milionë lekë shtesë nga fondi i ri-ndërtimit për të përfunduar ndërtimi i shkollës.
Këtë fond shtesë e fshehje të vjedhjes, krye bashkiaku Blerim Sherra dhe ministresha Ogerta Manastirliu, duan të realizojnë duke mashtruar bashkë me dy firmat ndërtuese, me preventiv fals, sikur gjoja kanë dalë punime të pa parashikuara e të pa përballueshme me vlerën fillestare 1.4 milionë Euro.
Kjo është provë krimi financiar, të cilën SPAK duhet ta hetojë, sepse ka indicie, që të njëjtin marifet, krye bashkiaku Blerim Sherra, ka bërë dhe me ndërtimin e shkollës së mesme “Isa Boletini” në Vorë, e cila duhej përfunduar e nisur mësimi më 16 janar 2024, por nuk ka përfunduar. Kaq edhe për sot!/Pamfleti
Lini një Përgjigje