TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2024, 16:05

Sekuestrimi i pasurisë së ish-shefit të Operacionales, eksperti zbulon detajet: Si u fundos nga një linjë interneti

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrimi i pasurisë së ish-shefit të Operacionales, eksperti

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, sekuestron preventive të ish-shefit të operacionales Oltion Bistri, në një vlerë prej 1 milion euro, e komenton me fjalët se goditja ndaj pasurive është arma kryesore që mund të shkatërrojë elementë si korrupsioni, krimi, terrorizmi etj.

Softa tha se të gjitha organizatat bazën e kanë te fuqia financiare se ajo prodhon dhe krijon mundësi që të kesh armatë dhe nëpërmjet pagesës i përdor për funksione të ndryshme.

"Hipoteka e ka në ligjin e saj që të gjitha pronat mbi vlerën mbi 60 milionë lekë të vjetra, duhet të raportojë çdo regjistrim mbi këtë vlerë.

Ka një inspektoriat që merret me verifikim e pasurive, ku një zyrtar i lartë patjetër duhet të bëjë verifikim. Ka mos deklarim dhe fshehje pasurie.

Gjurmimi i pasurisë së një zyrtari duhet të ketë prioritet qoftë për personat që vijnë nga krimi, edhe për zyrtarë të lartë.

Është folur shumë për Bistrin për forcën operacionale që ai ka drejtuar. Që në momentin që është bërë emërimi, si është përzgjedhur ky person.

Ishte ministri i kohës Sandër Lleshi që propozoi krijimin e kësaj force elitë, një miksim mes forcave të policisë dhe atyre që vinin nga ushtria.

Në ndryshim nga RENEA do të ishte një forcë civile dhe me goxha kompetenca, mënyra se si ky person erdhi, si u ngjit, duhet bërë dhe analiza, se si u çua ky person në një institucion që hapte shumë dyer.

U ruajt top sekret dhe ka qenë denoncim i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për një linjë interneti të vendosur në mënyrë jo ligjore, që mundësonte daljen e informacioneve me natyrë sekrete.

Bistri edhe si shef i komisariatit nr.2 ka pasur akuza. Më tej u kalua në Durrës dhe nga Durrësi kaloi në Lezhë ku ndodhi dhe masakra e shezllonëve dhe nga Lezha erdhi në Tiranë në një strukturë shumë të rëndësishme.

Brenda “Metamorfozës” kemi Bistrin, prokurorin e Kukësit, Ervis Martinaj që krijonin këtë grup të strukturuar kriminal.

Ky grup nuk është krijuar kur erdhi në krye të operacionales. Duhet parë si është bërë emërimi i tij, kush e bëri propozimin.

Pasuria 1 milionë euro e Bistrit mund të jetë vetëm maja e ajsbergut", tha Softa bnë "MCN".

Në vijim Softa shtoi se nuk është vepër penale të përdorësh EncroChat por është grackë ligjore ndaj punonjësve të policisë që mund ta kenë përdorur.

"Ka një material voluminoz nga Encrochat dhe Sky me të cilat SPAK po punon. Kërkon të gërshetojë informacionin për të marrë materiale nga organe të tjera homologe për aktivitete të mundshme kriminale që mund të kenë ardhur si rrjedhojë e këtyre përgjimeve. Duhet të kemi shumë shpejt edhe vendime për ndalimin e këtyre personave”, tha ai.

Sipas tij, jo vetëm vetingu, por edhe politika mund të veprojë dhe godasë këto fenomene jo vetëm gjatë kohës që je në detyrë, por edhe pasi largohesh nga detyra.

Lini një Përgjigje