TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2024, 20:46

Sulmet kibernetike, Karamuço tregon se sa të sigurta janë bankat në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet kibernetike, Karamuço tregon se sa të sigurta janë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke analizuar sulmet e fundit kibernetike, foli edhe për Bankat dhe se sa të sigurt janë ato nga hakimet.

Në një intervistë për “Abc News”, Karamuço u shpreh se bankat kanë një sistem të brendshëm të inkorporuar dhe të pavarur aq sa është e pamundur për të hyrë në bërthamën e saj.

Bankat kanë një sistem të brendshëm të inkorporuar dhe të pavarur që është e pamundur për të hyrë në bërthamën e saj. Ne morëm një mësim të madhe nga sulmi iranian. Çfarë u bë? U investua, por tani pse nuk po funksionon? Shohim që dera është hapur dhe hyjnë në institucione, a janë marrë masa? I kemi ne fajet,  i shpërdorojmë apo jo.

Mënyra se si filluan të shpërfaqen me dy llogari të ndryshme dhe ajo që ne vumë re, ishte se shkarkoheshin, por jo të shiteshin. Ndaj ne thamë që përderisa s’ka një arsye përfitimi, kjo është për panik. D.m.th. godet e përqesh strukturën shtetërore. Na është thënë që ‘mos i nxirrni në media se ushqehen shumë dhe mbahet panik në popullsi’. Unë bëja çdo një javë nga një status dhe e lashë pasi pashë se padashur  po ushqeja një formë paniku, sidomos kur filluan me bankat”, u shpreh Karamuço.

kuramuço

Lini një Përgjigje