
Fredi Beleri është pritur me fishekzjarre dhe brohorima në Himarë pas lirimit nga qelia. Me dhjetra qytetarë e pritën në shesh, ku mes tyre ishte dhe ambasadorja greke Kostandina Kamitsi.
Ambasadorja e cilësoi si një ditëlindje të tij ditën e sotme, teksa nuk munguan akuzat për arrestimin dhe dënimin e tij.
“Të dashur himarjotë, të dashur miq. Ju falënderoj nga zemra për ftesën sot. Ndihem e privilegjuar që jam e pranishme në ditëlindjen e eurodeputetit Beleri. Atij që ju me votën tuaj e bëtë eurodeputet në 2023 dhe në 2024 eurodeputet. Ju e dini më mirë se të gjithë çfarë kaloi Beleri për të marrë atë që i takoi nga votëbesimi i Himarës. Shumë anë të kësaj çështje do të jenë ende pyetje që kërkojnë përgjigje për ne. Pse u mbajt në paraburgim, pse s’ju dha mandati dhe pse u dënua?”, tha ajo.
Ajo i la porosi Belerit që të mbrojë edhe interesat e Greqisë, teksa nuk munguan lavdet dhe elozhet.
“Përveç nesh që e njohim nga afër këtë çështje. E njohu dhe gjithë Greqia që e votëbesoi eurodeputet. I urojmë të jetë në lartësinë e detyrës; të mbrojë të drejtat e Himarës, të Greqisë dhe vetë Shqipërisë. Minoriteti grek do të jenë çështje prioriteti e shtetit grek në BE. Dhe po ashtu edhe ambasada do të jetë pranë jush. I uroj suksese si eurodeputet!”, tha ajo.
Ndërsa kandidati i opozitës për Himarën në zgjedhjet e 4 gushtit, Petro Gjikuria, e cilësoi një ditë më të madhe sesa zgjedhjet dhe zgjedhja e tij si eurodeputet.
Lini një Përgjigje