
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka deklaruar se Azgan Mërnica, autori i vrasës së policit 28 vjeçar, mund të ketë qenë i strehuar tek të afërmit e tij, pas krimit të rëndë, duke marrë parasysh faktin se ai u shfaq shumë i qetë, i veshur dhe i trajtuar mirë.
Softa tha se komunikimi i autorit ishte shumë irritues, sikur ka vrarë një kafshë dhe jo njëri, gjë të cilën e argumentoi me faktin se gjysma e familjarëve të tij janë në burg për vepra të tilla penale.
“Është komunikimi i autorit që të irriton dhe flet sikur ka vrarë një kafshë shtëpiake dhe jo një njeri. Kemi të bëjmë me një person që gjysma e familjarëve të tij janë në burg. Duket sikur ka bërë një vepër patriotike dhe jo një vepër penale dhe një vrasje ndaj një punonjësi policie. Fakti që thotë nuk kishte ku të shkonte ishte dhe për shkak të një presioni, dronët u ngritën në territor dhe snajperët e vendosur. E vlerësoj punën e policisë dhe që e negocioj. Ajo që më bën përshtypje është fakti që ai është i qetë është i veshur mirë, i trajtuar mirë, nuk duket si një person i pangrënë. Ka qenë i strehuar mirë. Edhe 48 orë të rrish në divan nuk rri në gjendje. Janë të dukshme”, tha Softa për “ReportTv”.
Ndër të tjera, ai tha se tashmë sfidë për policinë është gjetja e armës së krimit, duke theksuar se është një fakt kyç për dënimin e tij, pasi më vonë autori mund ta mohojë vrasjen.
“Ajo lloj jete nën stres nën presion, je në panik kur gjithë këto forca policie janë në panik. Nëse nuk gjejmë armën e krimit si do të gjykojmë. Ai ka pranuar, pro arma e krimit duhet gjetur. Ai nesër mund ta mohojë, duhet të raportosh në mënyrë shkencore. A mund të ketë vepra të tjera të kryera me këtë armë. Si nuk u kontrolluan një herë nëse mbajnë armë?! Policia duhet të kryente kontrolle që të mbahen nën kontroll”, u shpreh eksperti.
Lini një Përgjigje