
Dy avionë "Canadair" të ardhur nga Kroacia dhe Italia kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarrit në malin e Shashicës në Vlorë. Kjo vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme, ndërsa terreni i vështirë e ka bërë gati të pamundur ndërhyrjen nga toka.
Dy avionët zjarrfikës, po marrin pjesë në operacion duke kryer hedhje të njëpasnjëshme uji mbi zonën e përfshirë nga flakët masive. Temperaturat e larta dhe era që fryn ka favorizuar përhapjen e flakëve me shpejtësi, ndërsa rrezikon të përfshijë zonat e banuara në afërsi të fshatit Kaninë.
Ndërkohë që një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në Parkun Kombëtar të Prespës në zonën e Pustecit. Vatra ka marrë përmasa gjatë minutave të fundit duke u përhapur në pyll. Zjarrfikësit e bashkisë Pustec, forca të tjera nga shërbimet publike, ADZM dhe policia kufitare ndodhen në terren, situata paraqitet shumë e vështirë për shkak të përhapjes së madhe të vatrës.
Janë më tepër se 50 forca në terren që po bëjnë të mundur ndërhyrjen për izolimin fillimisht të flakëve, por situata mbetet kritike.
Lini një Përgjigje