Gjurmimi dhe zbulimi ndërkombëtar i llogarive bankare të sendeve me vlerë të pushtetarëve të Shqipërisë, nisi në muajin qershor 2021, pas Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden, posaçërisht për zyrtarët e lartë të Ballkanit Perëndimor…
Në muajin gusht 2021, mbi bazën e indicieve, raporteve të Drejtorisë së Parandalim-Pastrimit të Parave, informacioneve të bankave dhe denoncimeve të dërguara, SPAK zbuloi 730 depozita sendesh me vlerë; në ar, diamante e argjend, te 7 banka në Shqipëri.
Grupi i hetuesve të sektorit pasuror në BKH, konstatoi se 515 depozita bankare të sendeve më vlerë, u përkisnin zyrtarëve të lartë të shtetit e pushtetit të çdo niveli në 20 vitet e fundit, fakt që krijoi indicie, se janë përfituar si ryshfete kleringu dhe blerje me milionat e korrupsionit.
Në këtë hetim u pëfshinë partnerët e SHBA- BE, për të zbuluar burimin faktik të sendeve me vlerë, duke i shtrirë hetimet në bankat e disa shteteve, nëpërmjet gjurmëve të udhëtimeve e kontakteve jashtë Shqipërisë, të atyre zyrtarëve që kishin këto lloj depozitash në Shqipëri.
Pas 3 vitesh hetime, konkretisht 1 javë më parë, partnerët e SHBA-BE kanë sjellë në SPAK, një dosje me 1150 emra zyrtarësh e ish- zyrtarësh të lartë dhe familjarë të tyre, që kanë depozituar sende me vlerë në 11 banka të shteteve brenda e jashtë BE.
“Pamfleti” ka mësuar, se depozitues të sendeve me vlerë jashtë Shqipërisë, janë kryeministra, ministra, deputetë, eksponentë të lartë të drejtësisë, policisë e krye-bashkiakë të qyteteve të mëdha në 20 vitet e fundit, 270 prej të cilëve janë dhe te lista e 730 depozituesve në bankat brenda Shqipërisë.
Një informacion paraprak thotë se; ata i kanë depozituar sendet me vlerë në Maltë, Qipro, Estoni, Turqi, Serbi, Kanada, Australi, Egjipt, Malajzi, Bullgari e Izrael, ku bankat dhe agjencitë e anti-krimit ekonomiko-financiar, kanë bashkëpunuar me FBI dhe EUROPOL.
Sipas të dhënave ekuivalente të vlerësimeve financiare, më të cilat janë depozituar 1150 llogari sendesh me vlerë në bankat jashtë Shqipërisë, rezulton se vlera totale është afro 7 miliardë Euro.
Në bashkëkëveprim me strukturat e drejtësisë dhe bankat e vendeve përkatëse, është bërë ngrirja paraprake për depozitat e sendeve me vlerë, që u përkasin zyrtarëve të shtetit shqiptar, deri në hetimin e thelluar për burimin e sigurimit të tyre.
Ky hetim, do fillojë në janar 2025 dhe do bëhet nga SPAK nëpërmujet agjentëve e ekspertëve të SPAK e BKH, por i drejtuar dhe mbikëqyrur nga FBI e EUROPOL, që janë shërbimet të cilat i kanë zbuluar dhe i kanë bllokuar, në marrëveshje me shërbimet dhe bankat në shtetet përkatëse.
Në fakt, gjurmimi dhe zbulimi i llogarive bankare të sendeve me vlerë të pushtetarëve, nisi në muajin qershor 2021, pas Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden, posaçërisht për zyrtarët e lartë të Ballkanit Perëndimor.
Në zbatim të këtij urdhëri, kryeministri Rama u detyrua të miratonte Vendimin Nr. 415, datë 8 korrik 2021, për lejimin e SPAK, që të kryente kontrolle e hetime në serverin e llogarive të pasurive sekrete, mes tyre llogaritë bankare në sende me vlerë.
Saktësojmë, se lejimi i SPAK për të hetuar të dhënat e sendeve me vlerë në Regjistrin Qendror Sekret Bankar, është miratuar me Ligj Nr. 154/2020, datë 17 dhjetor 2020.
Por kryeministri Edi Rama i përfshirë në interesa dhe i diktuar nga klanet politike, të trafiqeve e krimeve të lidhur me të, nuk nxori aktet nënligjore për lejimin e kontrollit të llogarive bankare të sendeve me vlerë./Pamfleti
Lini një Përgjigje