TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2024, 13:57

Kur të mbron Babloku, je gati për burg! A do ta “hajë” dhe Manastirliu si Ilir Beqja?

Shkruar nga Pamfleti
Kur të mbron Babloku, je gati për burg! A do ta
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu /

Për 7 vite, Babloku e lavdërori Ilir Bejen për PPP-të shëndetësi; dy vitë pas nisjes së hetimit ndaj tij e mbrojti dhe emëroi drejtor të fondeve të BE, ndërsa më pas e detyroi të jepte dorëheqjen dhe ia dorëzoi SPAK-ut, duke thënë se “ka ngrënë mandarina” pas shpinës se tij e duhet të përballët me drejtësinë…

Në mbledhjen me zyrtarë të Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit, drejtorë shkollash, mësues dhe prindër militantë të PS, kryeministri Edi Rama, shpalli fajtor platformën Tik-Tok, për vrasjen e nxënësit Martin Cani dhe për shkaqet e dhunës së adoleshentëve në shkolla e jashtë saj.

Por shkaku i vërtetë i shtimit të dhunës në shkolla, është fakti që qeveria ka dështuar në menaxhimin e arsimit; në kurrikula, cilësi, edukim, siguri e politizim të stafeve drejtuese...

Një prej atyre, që e kanë çuar arsimin në degradim dhe shkatërrim të përshpejtuar, sidomos gjatë vitit të fundit, është ministrja Ogerta Manastirliu; së cilës po i kërkohet dorëheqja nga detyra.

Por kundër kërkesës së tyre të drejtë, ka dalë kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi, se ministrja Ogerta Manastirliu ka mbështetjen e tij dhe do vazhdojë në detyrë, ngaqë ashtu si në sektorin e shëndetësië, ka reformuar edhe sektorin e arsimit.

Por Ogertën e ka shqetësuar kjo deklartë mbështetëse, ngaqë shumë raste, kanë dëshmuar se kur të lavdëron e të mbron Babloku, do të thotë të se të ka shitur e të ka bërë “kurban”.

Të njëjtën fat, kanë pasur Ilir Beqja, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 5 sekretarë të përgjithshëm të ministrive, deputetë, drejtorë qëndror e krye bashkiakë, të cilët kanë përfunduar në burg, ose janë nën hetim e gjykim nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme.

Kur aferat e tyre janë denoncuar nga mediat e janë kallëzuar në SPAK, kryeministri Edi Rama i ka mbrojtur e lavdëruar, madje me kërcënime publike ndaj denoncuesve dhe duke i bërë presion drejtësisë që të mos i merrte të pandehur.

Kur SPAK i ka marrë të pandehur dhe i ka arrestuar, Edi Rama i përfshirë me ta në afera korruptive, është tërhequr duke përsëritur refrenin: - “Kanë ngrënë dardha pas shpinës time, përgjegjësia është personale, PS nuk bëhet avokate e tyre”.

Por deklarata e Leonard Kokës, se i vëllai Lefter Koka, ka firmosur aferat e landifilleve në mirëbesim të Edi Ramës dhe ky i premtoi paprekshmëri nga SPAK e më pas ta lironte brenda muajit; dëshmon se Edi Rama bën sikur i mbron bashkëpunëtorët, por për të shpëtuar veten, i pret në besë e ia dorëzon drejtësisë.

Për 5 vite, Babloku e mbrojti Ilir Beqjen për PPP-të në shëndetësi. Dy vite pas nisjes së hetimit ndaj tij e mbrojti dhe e emëroi drejtor të fondeve të BE, ndërsa më pas e detyroi të jepte dorëheqjen dhe ia dorëzoi SPAK-ut, duke thënë se “ka ngrënë mandarina pas shpinës se tij e duhet të përballet me drejtësinë.

Të njëjtën gjë, Babloku po bën edhe me ministren Ogerta Manastirliu, që po e lavdëron e mbron, prej 7 vitesh pasi zëvendësoi Ilir Beqjen dhe vazhdoi aferat e tij me PPP-të e pazaret me tenderët, të cilat prej 1 viti po i bën dhe në Ministrinë e Arsimit.

Ogerta e di që do ketë fatin dhe fundin e Ilir Beqjes, paçka se pas muajit shkurt 2024, kur SPAK e thirri për aferat me steritizimin e laboratorët, Babloku i dha garanci se nuk do shkojë në burg, siç garantoi edhe Ilir Beqjen deri 3 ditë para arrestimit.

Kur SPAK mori nën hetim Olsi Ramën për dosjen “Xibraka”, Babloku nxitoi të pastronte veten moralisht e penalisht, duke thënë se familjarët e tij për të cilët mban përgjegjësi, janë vetëm Linda, Zaho dhe thjeshtra Rea./Pamfleti

 

ilir beqja ogerta manastirliu babloku

Lini një Përgjigje