Kuvendi thotë se bëhet fjalë për një sulm kibernetik të sofistikuar, i cili dyshohet se kishte si objektiv fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme.
Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar sulmin kibernetik nga nga hakerat e 'Homeland Justice'. Kuvendi sqaron për mediat se sulmi që u regjistrua mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 dhe se një pjesë e të dhënave në disa llogari përdoruesish të administratës është fshirë.
Kuvendi thotë se bëhet fjalë për një sulm kibernetik të sofistikuar, i cili dyshohet se kishte si objektiv fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme.
Megjithatë, nga vlerësimi paraprak rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Kuvendi sqaron se faqja zyrtare e institucionit dhe sistemet e tjera që mbështesin funksionimin e tij vijojnë të funksionojnë normalisht.
Menjëherë pas identifikimit të incidentit, ekipet teknike ndërmorën masa për izolimin e trafikut të dyshimtë dhe neutralizimin e ndërhyrjes. Paralelisht po punohet për rikuperimin e të dhënave të fshira nga llogaritë e prekura të përdoruesve.
Reagimi i Kuvendit:
Në përgjigje të interesimit të medias, Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës.
Vlerësimi paraprak teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, i cili ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme.
Nga analizat e para rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë dhe sistemet e tjera që mbështesin funksionimin e institucionit vijojnë të funksionojnë normalisht.
Menjëherë pas konstatimit të incidentit janë marrë masa për izolimin e trafikut të dyshimtë dhe për neutralizimin e sulmit. Ndërkohë, ekipet teknike po punojnë për rikuperimin e të dhënave të fshira në llogaritë e përdoruesve.
Për këtë situatë është ngritur një skuadër e përbashkët teknike dhe hetimore që po punon për analizimin e plotë të incidentit, identifikimin e burimit të sulmit dhe rikthimin e të dhënave të prekura. Në këtë proces Kuvendi i Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike, përfshirë Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dhe Komandën Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes.
Gjithashtu, gjatë këtyre orëve është ofruar mbështetje teknike edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me të cilët po vijon komunikimi për vlerësimin e situatës dhe hapat e mëtejshëm.
Po ca pune bejne keta ne kuvend per zotin… vec vjedhin
He shitjani botes tere te dhenat e Shqiperise e Shqiptareve e ua lini kopilin ne dere Iranianeve. Pasta do fajesoni Diellen, e co.
Ehe, me siguri dosje kadastrale, AKSHI, tatimet dhe temderat ???????? Ah moj Shqipni e mjera Shqipni...
E kanë bërë vet socialistët kriminelë të kuvendit...për të zhdukur të gjithë arsenalin dokumentuara të krimeve të rënda që kanë kryer dhe që ishin në ardhurat e Kuvendit në dimensione të ndryshme.Turp për ligjvënësit shqiptarë:Tradhtarë të Kombit Shqiptar ????????