TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Mars 2026, 16:17

Merret vendimi, siguri maksimale për Dumanin dhe Brahon; do të ruhen me nga 8 truproja

Shkruar nga Pamfleti
Merret vendimi, siguri maksimale për Dumanin dhe Brahon; do të ruhen
Altin Dumani dhe Klodian Braho

Ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, i janë shtuar katër truproja të tjera për sigurinë personale.

Janë shtuar masat e sigurisë fizike për ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe udhëheqësin aktual të institucionit, Klodian Braho.

Mësohet se kryetarit aktual të Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, i janë shtuar dy truproja, duke e çuar në tetë numrin total të efektivëve që kujdesen për mbrojtjen e tij personale.

Ndërkohë, edhe ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, i janë shtuar katër truproja të tjera për sigurinë personale.

Shtimi i masave të sigurisë vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po heton një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke pasur në fokus figura të ndryshme të botës së krimit. Vendimi synon rritjen e mbrojtjes për prokurorët dhe drejtuesit e kësaj strukture gjatë zhvillimit të këtyre hetimeve.

Kujtojmë se para pak javësh Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë miratoi kërkesën për rritjen e nivelit të sigurisë për ish-kreun e Prokurorisë së Posaçme.

 

braho altin dumani spak siguria

Lini një Përgjigje