TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Mars 2026, 16:07

Monika Kryemadhi lë pas politikën dhe i futet kinemasë, prezanton filmin e ri ditën që duhet të paraqitet në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Monika Kryemadhi lë pas politikën dhe i futet kinemasë, prezanton

Monika Kryemadhi ka prezantuar një kapitull të ri në karrierën e saj, kësaj here larg politikës dhe në botën e kinematografisë. Ajo është shfaqur për herë të parë si aktore dhe producente në filmin “Me fat”, një projekt që e vendos në një rol krejt të ndryshëm nga ai me të cilin publiku është njohur deri më tani.

Në prezantimin e projektit, Kryemadhi tha se kjo është një përvojë e re për të, duke theksuar se për herë të parë ndodhet në një konferencë që nuk lidhet me politikën. Sipas saj, ftesa për t’u bërë pjesë e filmit erdhi në një moment të vështirë personal.

Ftesa më erdhi në një moment shumë të errët të jetës sime dhe ndonjëherë kur njeriu kërkon të dalë nga një moment i tillë, hidhet në një botë të re. Roli im është i vogël, por ka një domethënie në udhëkryqet që ne hasim”, u shpreh Kryemadhi.

Filmi “Me fat” është një dramë familjare që trajton sfidat e jetës së përditshme dhe zgjedhjet me të cilat përballen të rinjtë. Kryemadhi theksoi se kinematografia shqiptare duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje historive që lidhen me realitetin social dhe familjar.

Historia e filmit ndjek rrugëtimin e një të riu që ëndërron të bëhet kampion boksi, por përballja me realitetin e vështirë të jetës e largon nga familja dhe e vendos përballë zgjedhjeve të vështira.

Sipas aktorit, skenaristit dhe producentit Maksim Aladini, filmi është një histori e ndërtuar mbi dashurinë për familjen dhe ëndrrat e njerëzve.

Në projekt marrin pjesë edhe aktorët Visjan Ukcenaj dhe Gent Hazizi, si dhe modelja Rea Begaj, të cilët theksuan se filmi trajton tema sociale, përfshirë ndikimin e zgjedhjeve personale, hakmarrjen dhe realitetin e vështirë me të cilin përballen të rinjtë.

Premiera e filmit “Me fat” do të mbahet më 12 mars. Në të njëjtën ditë, Kryemadhi pritet të paraqitet edhe në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa në vend zhvillohen edhe disa ngjarje të rëndësishme politike.

Paradite kam gjyqin, ka edhe zhvillime të tjera politike gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje është premiera e filmit”, u shpreh ajo.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ne cilen salle do te jepet premiera qe te marrim nje uturak me vehte e tia hjedhim surratit.

    Lini një Përgjigje