TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Mars 2026, 15:21

PS refuzoi hetimin e aferave me fondet IPARD, PD i drejtohet Kushtetueses

Shkruar nga Pamfleti
PS refuzoi hetimin e aferave me fondet IPARD, PD i drejtohet Kushtetueses
Frida Krifca

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me mosmiratimin në Kuvend të ngritjes së një Komisioni Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II në sektorin e bujqësisë.

Sipas opozitës, refuzimi i kërkesës nga mazhoranca përmes votimit në parlament përbën shkelje të një të drejte kushtetuese dhe kufizon rolin e deputetëve të opozitës në ushtrimin e funksionit të tyre kontrollues ndaj qeverisë.

Në reagimin e saj, Partia Demokratike thekson se ky vendim e redukton rolin e opozitës në parlament në një formalitet dhe krijon, sipas saj, një “fasadë normaliteti”, që dëmton standardet e parlamentarizmit demokratik.

Demokratët shprehen se situata ka vënë në pikëpyetje funksionin e opozitës në Kuvend, pasi – sipas tyre – deputetët nuk mund të ushtrojnë plotësisht përgjegjësitë për të kontrolluar qeverinë dhe për të ngritur çështje që lidhen me interesin publik.

Sipas Partisë Demokratike, nëse opozita nuk mund të diskutojë në parlament çështje që prekin qytetarët, nuk mund të ushtrojë kontroll mbi qeverisjen dhe nuk i respektohen të drejtat kushtetuese, atëherë roli i saj mbetet vetëm formal, duke dëmtuar sistemin e balancës dhe kontrollit mes pushteteve në një shtet demokratik.

Lini një Përgjigje