
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në qarkun Shkodër ka kallëzuar në prokurori një subjekt tregtar që importon misër nga Serbia. Bëhet fjalë për shoqërinë “Modi” shpk, në magazinat e së cilës janë bllokuar 130 tonë misër rifuxho, pasi analizat kanë treguar se produkti rezulton me nivel mbi normën e lejuar të aflatoksinës B1.
Sipas kallëzimit të përgatitur nga kjo drejtori, subjekti akuzohet për veprën penale “Mashtrim me produktet ushqimore”.
Fillimisht, AKU ka vendosur bllokimin e sasisë së misrit të importuar nga Serbia, deri në përfundimin e analizave laboratorike. Megjithatë, sipas autoriteteve, subjekti dyshohet se ka shkelur sërish ligjin duke ndërhyrë në produktet e bllokuara, të cilat ishin vendosur nën masë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.





Lini një Përgjigje