
Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar detaje nga atentati në Tiranë, ku u plagosën 4 persona.
Ai ka deklaruar se edhe pse u tha se atentatorët mund të kenë ngatërruar shënjestër dhe kanë pasur objektiv gruan e Roan Brahimit, kjo pistë po përjashtohet.
“Lidhja me gruan e Ron Brahimit ka qenë dyshimi paraprak në këtë ngjarje të rëndë. Me filtrimin e informacioneve, provave në vendngjarje, informacioneve operative, bëhet dhe përjashtimi i pistave. Gjatë këtyre ditëve janë marrë në pyetje dhjetëra persona dhe individë që kanë përdorur këto lloj mjetesh. Ne jemi duke shkuar drejt përjashtimit të kësaj piste, por çështja është: çfarë konflikti është ky, që të urdhërohet të goditet edhe mbi fëmijët? Dyshohet që është atentat i paguar. Në Tiranë ka shumë mjete të tilla G-Class, të botës së krimit ose biznesit, dhe përkojnë që targat janë të përafërta, që fillojnë me “00”, dhe kanë qenë objekt verifikimi i grupit hetimor. Duket që pas kësaj fshihet një grup i strukturuar kriminal. Këto ngjarje kërkojnë një tjetër lloj niveli hetimor. Pse jo edhe nga SPAK”, tha gazetari Ferhati në “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje