
Kjo nismë duket se bëhet për të favorizuar hotele të caktuara, oligarkë dhe investimet e disa prej investitorëve strategjikë të lidhur me qeverinë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, duke folur për mbarëvajtjen e sezonit turistik këtë verë, preku një nga temat që shkaktoi më shumë debat në opinion publik; shezllonet dhe plazhet private.
Kumbaro theksoi se sipas reformës së propozuar disa ditë më parë nga kryeministri, nga viti i ardhshëm shezllonet dhe plazhet private do të jenë ekskluzivitet i atyre që kanë kryer investime miliona euroshe në bregdet.
Pra lejet për shezllone nuk do të jepen më për beach bar-et apo restorantet sezonale, por vetëm për hotelet. Madje Kumbaro zbuloi dhe se VKM-ja për këtë çështje do të dalë brenda shtatorit.
“Këtu kemi pasur një keqkuptim të madh nga bizneset të cilët menduan se fluksi i turistëve do të vijë i gjithi të rrijë në plazh. Nuk vijnë të gjithë të rrinë 2 javë në plazh, vijnë edhe për malin apo turizëm kulturor. Mendoj që ka qenë e gabuar nga sektori privat kjo rendje pas shezlloneve si biznes i mirëfilltë. Shezllonet nuk mund të jenë biznesi i parë. Biznesi i parë në turizëm janë shërbimet e qëndrueshëm, pra hoteli me restorante me bare e shesh lodrash.
Një prej elementeve janë shezllonet. Ajo që do të bëjmë është që po përgatisim e del brenda shtatori VKM me rregulloren e re, siç e bëri të ditur edhe kryeministri, që do t’ua vëmë në dispozicion atyre që kanë biznes të qendrueshëm në turizëm. Dikush që ka shpenzuar miliona për një hotel me 60 dhoma e me standard të lartë duhet të ketë edhe plazhin. Dikush që merr një stacion plazhi që të bëjë ca leke, ky nuk është investim i qëndrueshëm“, tha Kumbaro për emisionin “Kjo Javë” në “News24”.
Pyetja që lind është se kush ka mundur që të ndërtojë resorte dhe hotele miliona euroshe në bregdetet shqiptare përveç investitorëve strategjik të kryeministrit? Përgjigja është shumë pak ose askush.
Kjo nismë duket se bëhet për të favorizuar hotele te caktuara, oligarkë dhe investimet e disa prej investitorëve strategjikë të lidhur me qeverinë. Pasi iu ka dhënë pozicionet më të mira në bregdet për të ndërtuar, tani kryeministri po kujdeset që t’iu zhduk dhe konkurrencën në mënyrë që askush të mos u interferojë investitorëve strategjik në fitimet e tyre.
Mesa duket Rama kërkon t’i plotësoj dëshirën “Mademoiselle” Olta Xhaçkës, e cila e kishte neveri që plazhin pranë resortit që do të ndërtonte bashkëshortit (investitor strategjik), t’ia zaptonin njerëzit e zbritur nga mali!/Pamfleti
Lini një Përgjigje