
Shumë qytetarë kanë marrë në rrjetet e tyre sociale mesazhe mashtruese, origjina e të cilave ende nuk dihet. Eksperti i IT-së Kadri Manaj bën apel që të mos klikojmë në linqet që na vijnë pasi të tilla mesazhe synojnë marrjen e informacioneve Financiare.
Këto mesazhe mashtruese tregojnë që hakerat po përdorin teknika gjithnjë e më të sofistikuara për të mashtruar përdoruesit e rrjeteve sociale.
Eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit, Kadri Manaj bën apel që të mos klikojmë në linqet që vijnë. Por nëse e keni bërë këtë gabim, duhet të ndërroni passwordin dhe të shtoni sigurinë.
Manaj thotë se mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen e parave nëpërmjet kartës debit në posedim të llogarive të personave të mashtruar, në mënyrë të padrejtë.
"Origjina e këtyre mesazheve mund të jetë nga vende të ndryshme, kryesisht goditen vendet e vogla", shprehet ai.
Eksperti thotë për "Ora News" se origjina e këtyre mesazheve mund të jetë nga vende të ndryshme ku kryesisht goditen vendet e vogla.
Lini një Përgjigje