
Analisti Frrok Çupi ka komentuar kërcënimet e Berishës ndaj gazetarëve. Ai tha se sjellja e Sali Berishës, ishte një kërcënim për jetët e tyre.
Ai u shpreh se kjo sjellje për të është normale pasi gjithmonë është sjellë kështu me gazetarët. Madje, Çupi deklaron se Berisha ka vrarë dhe burgosur gazetarë.
Analisti tha gjithashtu se, qëllimi i tij është të fshehë të vërtetën.
“Sjellja që manifestoi Berisha ndaj gazetarëve, kërcënim i hapur për jetët e tyre, është e natyrshme, normale dhe e domosdoshme për Berishën. Është e natyrshme sepse, kështu është sjellë me gazetarët, ka vrarë gazetarë, ka burgosur gazetarë, ka djegur redaksi gazetash. E gjithë historia e tij, kjo është sjellja normale që është për Berishën. Atij i duhet me patjetër të mbulojë të vërtetën. Këtë synim ka. Berisha, është kulmi i kodit të heshtjes. Me gazetarët gatuan komplote, fsheh vrasjet e 21 janarit, sajon lajme të rreme, siç kishte qeverinë familjare, ashtu ka gazetarët e tij, i ka familjarë. Ka frikë që mund të rebelohen ndaj tij”, tha Çupi për “Abc News”.
Lini një Përgjigje