TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shtator 2024, 19:00

Skandali me diplomat te Wisdom, ish-Rektori: Pazaret janë bërë në Itali, hetimet kanë nisur prej muajsh!

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me diplomat te Wisdom, ish-Rektori: Pazaret janë bërë

Lush Përpali, ish-rektor i Wisdom u shpreh se nuk mund të pohonte nëse diplomat janë shitur 10 mijë euro apo jo, por theksoi se ndoshta mund të ishin edhe këto shifra.

Përpali tha se i takon Prokurorisë për të zbardhur këtë skandal.

“Kemi bërë padi në Prokurori lidhur me këta certifikatat false. Pas kësaj në 1 korrik, kam dhënë deponimin tim në Prokurori dhe më vonë kam bërë edhe një padi tjetër kundër të dy pronarëve”, tha Përpali.

Ai u shpreh se Prokuroria nuk është vënë në lëvizje nga ajo çfarë ka dalë në Itali, pasi këtu ishte vënë në lëvizje më përpara.

Referuar pazareve, ish-Rektori i Wisdom shprehet se ato nuk janë bërë në Shqipëri, por në Itali.

“Unë nuk e di çfarë pazaresh janë bërë, por ato nuk janë bërë në Shqipëri.  Në zyrat e Wisdom nuk kemi parë hyrje-dalje, ndoshta janë bërë në Itali. Kam besim se Prokuroria do të bëjë hetimet dhe do të zbardhë atë që ka ndodhur”, tha Përpali në rubrikën Opinion.

Lini një Përgjigje