
Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë seancës së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë mes ish-zv.Ministrit Klodian Rrjepaj dhe deputetes së PD-së Ina Zhupa.
Shkak ishte pyetja e Zhupës ndaj Rrjepajt, nëse ky i fundit kishte aksione në kompaninë e biznesmenit Ilir Rrapaj.
Pjesë nga debati:
Zhupa: A keni ju aksione të përbashkëta dhe në kompaninë në të cilën ka dhe zoti Rrapaj?
Rrjepaj: Ça janë këto mo, po kjo as pyetje s’duhet bërë. Po pse çfarë mendoni ju, se po të kisha unë aksione nuk do ishte ngrit akuza për tjetër gjë. Shiko nuk kam ardhur këtu të më denigrosh ti, 25 vjet të karrierës time për njohje lagjesh. Çfarë janë këto muhabete që bëni ? A do bëhemi serioz këtu?
Nga ana tjetër Zhupa komentoi veprimin e deputetit të PS-së Plarent Ndreca i cili pas ikjes së Albana Vokshit për pak minuta, u ul në vendin e saj. Gjatë mbërritjes së Vokshit, Ndreca vijoj të qëndroj i ulur në vendin e kryetares duke shkaktur debat.
Ndreca: Nuk mund të bësh pyetje ti, duke u bazuar në thashetheme.
Zhupa: Shko te vendi jot se erdhi kryetarja, unë stë ndërpreva fare.
Lini një Përgjigje