TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shtator 2024, 12:51

Kalimi nga EncroChat te Ghost, Artan Hoxha: 'Sekreti' i aplikacionit të ri që ka tërhequr gjithë kriminelët

Shkruar nga Pamfleti
Kalimi nga EncroChat te Ghost, Artan Hoxha: 'Sekreti' i aplikacionit
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka treguar më shumë detaje mbi aplikacionin Ghost, i cili është përdorur masivisht pas SKY ECC dhe EncroChat, por që u godit pak ditë më parë nga Europol.

Haoxha tha se Ghost dhe EncroChat kishin ngjashmëri me njëri-tjetrin, pasi kishin telefona të dedikuar për përdorim.

Ai tha gjithashtu se tani nga grupet kriminale në mbarë botën po përdoret një platformë e re, përmes të cilës përcillen vetëm video-biseda dhe jo mesazhe, me qëllim që ato të mos mbeten të regjistruara.

“Ghost, ose fantazma. Unë edhe herë tjetër kam këmbëngulur që krimi i organizuar dhe sidomos narkotrafikantët, për shkak të sasive të mëdha të parave, pasi është biznes global, për shkak të të ardhurave që ata gjenerojnë, gjithmonë ata kanë mundësi të kërkojnë mënyrat më të mira e inovative të komunikimit. Komunikimi për ta është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në vitet 80 përdornin telefonat satelitor, ne ishim te maniveli akoma.

Ata janë në gjendje të kërkojnë mënyra sa më të sofistikuara të komunikimit. Ne pamë SKY ECC dhe Encrkochat se sa përhapje globale kishin ata. Encro kishte një gjë të veçantë, të ngjashëm me fantazmën, sepse kishte telefona të dedikuar. Pra ishin telefona të posaçëm. Dallohej kudo ku hyje në lokalet e Tiranës apo zyra, ti e dalloje që personazhi që ti takoje kishte një telefon Encrochat, sepse ai ishte telefon i veçantë, i madh, binte në sy.

Kurse SKY avancoi dhe bëri çdo Iphone apo Android që ti instalojë programin. Të dyja këto kishin opsionin e fshirjes së mesazheve, por iu gjet. Tani është një platformë e re që ka vetëm video, nuk ka tekst. Bën vetëm komunikim direkt. Kjo është një platformë që ka një kosto. Ghost ishte shumë më i ngjashëm me Encro”, tha Hoxha.

artan hoxha

Lini një Përgjigje