TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shtator 2024, 11:40

Afera 100 mln euro e "Sterilizimit", ish zv/ ministri Rrjepaj flet për rolin e Ilir Rrapajt dhe ortakut italian Umbro Staccini

Shkruar nga Pamfleti

Afera 100 mln euro e "Sterilizimit", ish zv/ ministri Rrjepaj flet

Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon ditën e sotme në Komisionin e Posaçëm hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi.

Gjatë dëshmisë së tij, ish zv/ministri Klodian Rrjepaj ka treguar për vizitat në Itali dhe rolin e Ilir Rrapajt dhe Umbro Staccinit ortakut gjatë vizitave në Itali për hartimin e studimit të fizibilitetit. 

Pjesë nga diskutimi:

Albana Vokshi: Në të gjithë vizitat qoftë në itali e Shqipëri ka qenë dhe Ilir Rrapaj e Umbro Staccini?

Klodian Rrjepaj: Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias si personi i kontaktit që do të mbante lidhjet për të ndërtuar marrëveshjen me këtë rajon. Në parantezë dua të them është gjë paralele me procedurën e koncesionit. Nuk është e njëjta gjë, sepse teksti i marrëveshjes nuk përmbante asnjë gjë nga kjo procedurë.

Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë por dhe ministri të tjera. Unë kam qenë i ngarkuar nga ministri për të hartuar draftin e marrëveshjes.

Albana Vokshi: Umbro Stacini?

Klodian Rrjepaj: Nuk mbaj mend që të ketë qenë pjesë e të gjitha delegacioneve. Studimi i universitetit të Peruxhias nuk është koordinuar nga Ilir Rrapaj as Staccini por ka qenë nga professor Xhani Bidini dhe një grup tjetër shkencëstarësh. Rrapaj e Staccini nuk kanë pasur fare tagër. Unë i jam referuar raportit të universitetit dhe jam bërë pjesë e studimit të fizibilitetit për standardet europiane të këtij shërbimi dhe inxhinierimin e proceseve.

Hetimet për koncesionin e Sterilizmit:

Në dosjen hetimore për aferën e koncesionit të pajisjeve kirurgjikale, SPAK ka mbledhur shumë prova konkrete me dokumente tatimore, që faktojnë se dy ortakët Ilir Rrapaj e italiani Umbro Staccini që kanë 85% të koncesionit, kanë kryer shumë mashtrime e vjedhje financiare.

Sipas dosjes së SPAK, rezulton se përveç drejtuesve të firmës koncesionare e punonjësve, Ilir Rrapaj krijoi shoqëri fantazma në emër të vëllait Mitat Rrapaj, ndërsa ortaku italian Umbro Staccini i krijoi në emër të gruas Elisabetta Anzanello, drejtoreshë e koncesionit “Sani Service”.

Këta kanë lidhur kontrata fiktive për gjoja shërbime, blerje pajisjesh, konsulenca e n/kontraktime sterilizimi, kur faktikisht ishin firmat e krijuar prej tyre duke kryer pagesa financiare brenda koncesionit, për të justifikuar dhe fshehur vjedhjet me rritjen e kostove.

Sipas dosjes hetimore, ortaku kryesor italian Umbro Staccini me 45% të pronësisë së koncesionit, është “koka” e këtij mashtrimi e falsifikimi financiar dhe tatimor me vlerë afro  40 milionë Euro rritje kostosh fiktive të koncesionit të pajisjeve kirurgjikale.

Ortakët Ilir Rrapaj e italiani Umbro Staccini, lidhnin kontrata false dhe bënin sikur i blinin vetes së tyre pajisje kurgjikale, riparime e shërbime konsulence, nëpërmjet shoqërive të tyre, por duke pasur si strumbullar shoqërinë koncesionare “Sani Service Sh.p.k” ku janë pronarë.

Në dosjen hetimore dhe akuzën e SPAK, vërtetohet se këto mashtrime e vjedhje financiare, Ilir Rrapaj e italiani Umbro Staccini, i kanë kryer me firmat “Eumedica Senior”, “Globalsher”, “AlbaMed 2014”, “Me-Sys s.r.l”, “Comfort Sh.p.k”, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed”, "Eumedica Senior", “Gama Service”, “Steralb”, “Sitec”, "Steralb", "Neëster Systems srl", "Geonet Sistemi srl", “Martin Italia srl" etj.

Lini një Përgjigje