Rjepaj akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Ilir Rrapaj në koncesionin e sterilizimit të dhënë gjatë kohës kur ai ishte zëvëndës i ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj do të dëshmojë ditën e sotme përpara Komisionit Hetimor Parlamentar për Shëndetësinë.
SPAK i ka dhënë leje Rrjepajt, i cili është me masë sigurie arrest në burg, që të dalë nga qelia dhe të paraqitet në ambientet e Kuvendit ku do të pyetet nga deputetët për sterilizimin dhe check-up.
Klodjan Rrjepaj do të shoqërohet nga policia në Komisionin Hetimor Parlamentar për Shëndetësinë.
Në këtë komision parlamentar do të pyeten gjithashtu edhe dy anëtarët e komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy këta të fundit kanë masë sigurie detyrim paraqitje për koncesionin e sterilizimit, dosje që po hetohet nga SPAK.
Pjesë e këtij hetimi është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili ka masë sigurie detyrim paraqitje. Por Beqaj është aktualisht në qeli pasi ka një masë tjetër sigurie arrest në burg për një tjetër dosje që hetohet nga SPAK, atë të abuzimit me fondet europiane të SASPAC.
Afera 100 mln euro
Rjepaj akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Ilir Rrapaj në koncesionin e sterilizimit të dhënë gjatë kohës kur ai ishte zëvëndës i ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj janë arrestuar në gusht të vitit të kaluar dhe ndodhen pas hekurave, teksa hetimet vijojnë për zyrtarë dhe persona të tjerë të përfshirë dhe në ditët në vijim mund të ketë të tjerë urdhër-arreste.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme shtyu për më 3 Tetor seancën ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj dhe të pandehurve të tjerë, për në orën 09:00, mbi dosjen e “Sterilizimit”.
Shkak u bë tejzgjatja prej 4 orësh e seancës dhe mosarritja që të ezaurohej leximi i akteve nga ana e SPAK-ut. Ndërkohë, gjatë seancës pati një pretendim të ngritur nga Beqaj, e që lidhet me thirrjen e tij në fillim të tetorit, në Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur për çështjen e sterilizimit.
GJKKO u shpreh se mbrojtja e Beqajt duhej ta paraqiste një kërkesë të tillë zyrtarisht, që gjykata të dalë me një vendimmarrje rreth pretendimit të ish-ministrit, në lidhje me daljen e tij në komision. Çështja e “Sterilizimit” ka ngecur në seancë paraprake, për shkak të dosjes voluminoze, e ku mbrojtja ka kërkuar që SPAK ta lexojë në gjyq çdo akt, duke ngadalësuar kështu procesin.
Për dosjen e “Sterilizimit”, Beqaj akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa u la në masën detyrim paraqitjeje.
Ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen në qeli, ndërsa masa sigurie u caktuan për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. Të pandehurit akuzohen për koncesionin me vlerë 100 mln euro./ Pamfleti
Lini një Përgjigje