Për emërimet në strukturat e larta të PS e qeverisë, kriter i vetëm është ky: zbatimi dhe firmosja e pazareve personale të Edi Ramës e klaneve të tij oligarkike- kriminale gjatë detyrave shtetërore…
Në çdo emërim drejtuesish të institucioneve që bën kryeministri Edi Rama, ka si kriter guximin e personave për të firmosur e zbatuar verbalisht çdo urdhër e për të marrë përsipër çdo abuzim pa refuzuar, pa kërkuar sqarime e pa dhënë shpjegime kur arrestohet.
Ndërsa rasti i emërimit të dy Zv/kryetareve të Asamblesë së PS, Ilva Gjuzi e Besa Spaho, vërteton faktin e afro 3 mandateve në pushtet, se për emërimet në strukturat e larta drejtuese partiake, nuk është kriter shërbimi në parti, por shërbimi ndaj interesave e pazareve personale të Edi Ramës dhe miqve e klientëve të tij.
Për këto shërbime, Besa Spaho nga Korça e Ilva Gjuzi nga Durrësi, u emëruan Zv/kryetare të Asamblesë së PS pa pyetur asnjë drejtues në PS; shpërblim, që sipas elozheve të bëra nga Babloku, do vazhdojë me futjen e tyre në listat e sigurta për deputete.
Ilva Gjuzi është e përzgjedhur e Bablokut, për shërbimet që ka kryer qysh prej muajit qershor 2015, si specialiste dhe Drejtore Drejtorie në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ku ka bërë falsifikimin e hartave dhe dosjeve të grabitjes së tokave, trojeve, plazheve e parqeve natyrore për oligarkët, ndërtuesit e kullave dhe investitorët strategjikë.
Ndërsa “marifetin” e falsifikimeve për t’i bërë e firmosur ato, Ilva Gjuzi i mësoi gjatë periudhës nëntor 2014-shkurt 2015 në ish-Ministrinë e Zhvillimit Urban, si përvojë, guxim, bindje e qepje goje, për të cilat Babloku e emëroi shefe në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit ku është akoma prej 9 vitesh.
Ndërsa tani, për këto shërbime në grabitjen e tokave dhe trojeve, Babloku e shpërbleu dhe me post të lartë partiak, duke e emëruar Zv/kryetare të Asamblesë së PS-ës, kur ajo nuk ka asnjë kontribut në parti.
N/kryetarja tjetër e Asamblesë së PS-ës që emëroi Babloku, është Besa Spaho, miknesha korçare e Niko Peleshit; e njohur si “esnafe” e falsifikimit dhe realizimit të pazareve me pasuritë për klientët e Bablokut, por dhe sipas porosive të Niko Peleshit e listave që i jepte drejtori Artan Lame.
Prej fillimit të pushtetit “Rilindja”, Besa Spahon e mori me vete Niko Peleshi në Tiranë, ku e emëroi Drejtore të ALUIZNI për zonën Tirana-Jug, detyrë në të cilën, bëri shumë abuzime e afera korrupsioni me legalizimin e ndërtimeve pa leje, madje ka legalizuar dhe objekte të pa ndërtuara fare.
Më 19 shtator 2020, pas nisjes së hetimeve për abuzimet me legalizimet në Tiranë, Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, me ndërhyrje të Niko Peleshit e urdhër të Bablokut, Besa Spahon e emëroi Drejtore e Kadastrës së Korçës.
Por dhe të Kadastra e Korçës, pas nisjes së hetimit për falsifikime e zhdukje regjistrash të pasurive; më 2 gusht 2023, përsëri me ndërhyrje të Niko Peleshit e urdhër të Bablokut, ajo u emërua N/kryetare e Bashkisë-Korçë për sektorin e pasurive, ku vazhdon të jetë akoma.
Ndërsa më 8 shtator 2024, Babloku e emëroi edhe Zv/kryetare të Asamblesë së PS-së, me planin për ta futur te lista e sigurtë për deputete në vitin 2025./Pamfleti
Lini një Përgjigje