
Juristi Kreshnik Spahiu teksa duke bërë një analizë të dy kampeve politike në prag të zgjedhjeve të 2025, deklaroi se fitorja e Ramës do të jetë më e kollajshme se fitorja e ish diktatorit Enver Hoxha në 1945.
Në një intervistë për “Report TV”, Spahiu tha se PD-ja dhe opozita është konsumuar në luftën ndaj ndërkombëtarëve dhe drejtësisë.
“Si qytetar jashtë PS dhe PD është qasje e gabuar, ata që e kanë këshilluar në përplasje kanë bërë zgjedhjen e duhur. SPAK nuk ka fituar asnjë betejë me opozitën. Juridikisht drejtësia shqiptare e ka bilancin 0 me opozitën. Nuk ka asnjë zyrtar të opozitës me vendim të formës së prerë, fajtor.
Nuk ka humbur askush betejën. Janë në betejë por luftën nuk e kanë humbur. Politikisht kjo i ka sjellë dëm. Lexoj zgjedhjet e 2025 më të lehta se fitorja e Enver Hoxhës në 1945. Në 1945 vinte për herë të parë në garë elektorale. Zgjedhjet e 2025 janë krejtësisht të lexueshme po të shikosh betejën politike me ndërkombëtarët dhe drejtësinë. Kemi një garë me disavanatazhe për opozitën dhe me 90% avantazhe për mazhorancën”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje