
Eksperti i ndërhyrjes ruse, Lutfi Bilali tha se interesi i fuqive ruso-aziatike është krijimi i një rendi të ri botëror.
I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Bilali tha gjithashtu se shefi i CIA-s dha një mesazh shumë të qartë me vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor, ku vizitoi Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën. Sipas tij shefi i CIA-s dha mesazhin e ruajtjes së stabilitetit dhe largimin nga influenca ruse.
“Interesat të të gjitha fuqive sidomos të forcave ruso-aziatike, sidomos Kinës, janë për krijimin e një rendi të ri botëror. Ardhja e shefit të CIA-s në Bosnjë, Serbi dhe në kosovë, 2 ditë nuk janë pak që shefi i agjenturës më të madhe në botë të rri në Kosovë.
Mesazhi ka qenë të ruhet stabiliteti dhe të largohet ndikimi dhe influenca ruse në Serbi dhe në entitetin serb në Bosnjë e Hercegovinë. Dodik ka tërhequr deklaratat se nuk ka qenë asnjëherë për sesension”, tha Billali.
Lini një Përgjigje