
Dosja e SPAK për aferën Partizani ku implikohet familja Berisha vijon të diskutohet teksa në dritë dalin fakte të reja nga hetimi dhe akt-akuza e Prokurorisë së Posaçme.
Analisti Arben Meçe u ndal edhe tek kërcënimi i Berishës ndaj gazetarëve që nxjerrin detaje nga dosja.
Meçe tha se Berishës ky kërcënim mund t’i kthehet në bumerang.
"Është një dosje jashtëzakonisht e ndërtuar me logjikë ekspertize ligjore dhe profesionale. Nuk kam parë dosje të tilla. E kopsitur. Ballafaqimi me këtë realitet e ka shqetësuar doktorin. Në çdo hap që do flas, do ballafaqohet me disa të vërteta që gozhdojnë në aspektin ligjor. Doktori që e njeh mirë politikën, është person që e ndërton fabulën në sekondë, këtë situatë nuk arriti ta kontrollonte.
E dinte që ajo deklaratë ishte bumerang për të. Historia 30 vjeçare ka dhjetra prova që deklarata të kësaj natyre, apo % në artikulim i ka anatemuar. Është kthyer çështja, analizonim sulmin që kundërshtari bënte medias. A do e pranoj që e bëri me ndërgjegje diçka të tillë. Dha shenja që është jashtë kontrollit. Është shqetësuese sepse argumentet ligjore që janë paraqitur nga ekspertë teknikë, janë dokumente absolutisht mbërthyes. Janë kopsitur me kronologji, kupton shumë qartë si një film një ngjarje që bën një vepër penale."-tha analisti.
Lini një Përgjigje