"Argita ka shkuar te vetja, ka dalë nga maska e vajzës së një kryeministri dhe kërkon me patjetër hapësirat e Berishës."
Analisti Frrok Çupi thotë Argita Malltezi, vajza e ish kryeminstrit Sali Berisha, është faktor i intrigës dhe korrupsionit në vend.
Çupi u shpreh se dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për Berishën, në lidhje me dosjen “Partizani”, ka prova të pakontestueshme.
“Argita dhe Liria përbëjnë faktor të rëndësishëm të intrigës, krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Argita ka shkuar te vetja, ka dalë nga maska e vajzës së një kryeministri dhe kërkon me patjetër hapësirat e Berishës. Argita dhe Liria, manifestuan në publik se janë bashku. A është klima tani? Argita me Lirinë nuk duan t’ia dinë se si është moti, janë duke rendur për të marrë pushtetin që burri i tyre e la në mes. Deklaratat publike të Berishës, në 99 përqind të tyre janë fake. Janë prova të pakontestueshme. Ka një organizatë të tërë, ish ministra, familjarë, u ka varur në qafë nga një pronë, nga një krim.
Edhe ato poshtë ballkonit, kanë gisht në krimet e tyre. Të gjitha këto janë prova. Po të mos ishin prova, Sali Berisha nuk do kishte kërcënuar gazetarët, do kishte heshtur në shtëpinë e tij, do kishte thënë po pres provat. S’e ka luksin Berisha të tërhiqet nga politika. Është një opinion botëror, janë dy aleatë të mëdhenj, SHBA-Britani e Madhe, NATO. Nëse Berisha lë politikën, ai e di se rreth e qark shtëpisë së tij, nuk lë vrimë njeri”, theksoi ai për “Ora e Fundit”.
Ndër të tjera, Çupi komentoi edhe sjelljen e Sali Berishës ndaj gazetarëve, ku u u shpreh se ishte një kërcënim për jetët e tyre.
Ai tha se Berisha ka vrarë dhe burgosur gazetarë, po ashtu ka djegur redaksi gazetash.
“Sjellja që manifestoi Berisha ndaj gazetarëve, kërcënim i hapur për jetët e tyre, është e natyrshme, normale dhe e domosdoshme për Berishën. Është e natyrshme sepse, kështu është sjellë me gazetarët, ka vrarë gazetarë, ka burgosur gazetarë, ka djegur redaksi gazetash.
E gjithë historia e tij, kjo është sjellja normale që është për Berishën. Atij i duhet me patjetër të mbulojë të vërtetën. Këtë synim ka. Berisha, është kulmi i kodit të heshtjes. Me gazetarët gatuan komplote, fsheh vrasjet e 21 janarit, sajon lajme të rreme, siç kishte qeverinë familjare, ashtu ka gazetarët e tij, i ka familjarë. Ka frikë që mund të rebelohen ndaj tij”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje