
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në natyrë, larg zhurmës së qendrës së kryeqytetit.
Para disa orësh Meta postoi një foto në rrjete sociale i veshur me ngjyrën jeshile dhe mes pemëve. Krahas fotos ai shkruan: “Palestra më e mirë mbetet natyra”.
Mirëpo, edhe bashkëshortja e tij në proces divorci, deputetja Monika Kryemadhi zgjodhi të tregonte se ku po e kalonte këtë të shtunë.
E veshur me një bluzë gri dhe xhinse, Kryemadhi ka pozuar në parvazin e dritares së një godine.
“Pa mendim…”, shkruan Kryemadhi bashkangjitur postimit.
Përmes videove në rrjete sociale ata tregojnë se po e shijojnë ndarjen nga njëri-tjetri. As Meta dhe as Kryemadhi nuk kursejnë ta tregojnë jetën e tyre në rrjetet sociale.
Kreu i Partisë së Lirisë veç vrapit, ai po shijon natyrën duke bërë hedhje në lumenj e dete.
Ish presidenti njoftoi në qershor se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike.
Prej disa muajsh Meta nuk jeton në shtëpinë e familjes. Edhe në kërkesën për divorc, ai paraqiti si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë.


Lini një Përgjigje