Sipas tij, nuk përjashtohet fakti që SPAK t’i shtojë akuza të tjera Berishës, për shkak të sjelljes pasi nuk e ka respektuar masës e sigurisë “arrest shtëpie”
Analisti Frrok Çupi ka komentuar situatën në PD dhe faktin që SPAK pritet të mërkurën t’i komunikojë zyrtarisht akuzën për korrupsion ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas tij, nuk përjashtohet fakti që SPAK t’i shtojë akuza të tjera Berishës, për shkak të sjelljes pasi nuk e ka respektuar masës e sigurisë “arrest shtëpie”
“Berisha nuk ka mendje as te lista e hapura as lista te mbyllura. Ai nuk e ka fare mendjen tek zgjedhjet. Ai Berisha luan me të vetët në mënyrë hipokritët, të vetët luajnë në mënyrë hipokrite me Sali Berishën. Berishës mund ti shtohen akuza të tjera nga SPAK. Ajo familje është në prag të burgut”, tha ai në ‘Ora e Fundit.
Lini një Përgjigje