TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2024, 22:41

Basti për PD me 25 mandate si në ‘97-të, Hila: Pse nuk ndodh ajo që thotë Rama

Shkruar nga Pamfleti

Basti për PD me 25 mandate si në ‘97-të, Hila: Pse nuk

Analisti Dritan Hila tha se ndarja e drejtimit politik të Tiranës mes 3 personave të rëndësishëm në PS lidhet me faktin se në Tiranë do të dalë 1/3 e deputetëve ndaj angazhimi duhet të jetë më i madh.

Sipas tij, për PD këto zgjedhje janë një çështje për jetë a vdekje pasi një humbje e katërt që të demoralizonte elektorati, edhe pse siç tha nuk beson në bastin e kryeministrit se PD do marrë po aq mandate sa në vitin ’97.

Është një çështje për jetë a vdekje për PD, nëse nuk fiton do të shkojë drejt të tkurrjeje të tmerrshme, nëse humb për herë të katërt. Ajo që thotë Rama nuk besoj se ndodh. Është koha më e keqe për PD, nëse ja del të marr një rezultat më të mirë se shuma e deputetëve që ka tani, është shpresëdhënëse për elektoratin. Pastaj nëse Rama do rrijë 4 vjet apo 2 kjo do të varet nga lufta politike që do bëhet”, tha Hila në emisionin Now në Euronews Albania.

 

Lini një Përgjigje