TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2024, 20:30

Europol paralajmëron “tërmet” nga zbërthimi MATRIX: Shqipja, mes gjuhëve më të përdorura në aplikacion

Shkruar nga Pamfleti

Europol paralajmëron “tërmet” nga zbërthimi MATRIX:

Europol ka zbërthyer një tjetër aplikacion pas atij të Sky dhe Encrochat të përdorur nga grupet kriminale duke u hequr nga duart rrjeteve të shumta në mbi 30 shtete bisedat e koduara.

Një ekip i përbashkët hetimor që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze ka arritur që të “zbërthejnë” aplikacionin MATRIX.

Europol konfirmon se ky aplikacion është përdorur edhe nga grupet shqiptare.

Mund tu konfirmoj se shqipja ishte ndër gjuhët e përdorura në aplikacion. Çështja drejtohet nga një ekip i përbashkët hetimor (EPH) që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze, të mbështetur nga një Task Force Operacionale e krijuar në Europol. Kjo grup pune përfshin forcat e zbatimit të ligjit nga Franca, Holanda, Spanja, Lituania dhe Italia”, ka thënë Europol për “MCN”.

Aplikacioni i encriptuar “Matrix”, i cili përdorej nga grupet kriminale, është i fundit i zbërthyer nga autoritet evropiane. Më parë, 4 aplikacione të tjera si Sky ECc, Encrochat, Exclu dhe Ghost janë mbyllur dhe deshifruar nga Europol.

Sa i takon aplikacionit “Matrix”, mësohet se ai përmban mbi 2.3 milionë mesazhe dhe në të rezulton të jetë folur në 33 gjuhë të ndryshme.

Telefoni i  cili kishte të instaluar këtë aplikacion sekret mësohet se kapte vlerën e 1300-1600 euro, për një abonim që zgjaste deri në 6 muaj.

Siç thuhet nga Europol, mesazhet që u përgjuan në këtë aplikacion lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave.

Lini një Përgjigje