TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2024, 19:38

“Prezenca e Berishës pengon rotacionin politik”, analisti: Ai dhe Rama janë bashkë, ka rënë karta e opozitarizmit!

Shkruar nga Pamfleti
“Prezenca e Berishës pengon rotacionin politik”, analisti: Ai
Ergys Mërtiri

Analisti Ergys Mërtiri, komentoi kthimin e liderit të PD në parlament si dhe u shpreh se Berisha është një kandidat që nuk përbën problem për Ramën pasi çdo argument i tij i kthehet në të kundër.

Ai theksoi se rikthimi i Berishës në parlament seancën e sotme plenare ishte një kthim pa lavdi.

“Nuk e di çfarë ndodhi që sot ishin shumë miqësor të gjitha palët në një kohë kur Berisha mendon që duhet një mosbindje civile, qeveri teknike. Berisha ka shpallur që është në luftë me qeverinë dhe ndërkohë sot shfaqet triumfalist që s’keni çfarë më bëni. Ishte një përpjekje për t’i treguar të djathtëve që ne do fitojmë. Dhe amendamenti për shpenzime luksi është pozitive se në një vend të varfër, qeveria nuk duhet të bëjë shpenzime të mëdha. Familja e Berishës ka jetuar në luks, qeveria e Berishës ka qenë e korruptuar dhe e bën non sense retorikën e tij. Rama do të ketë përballë Berishën sepse e mund kollaj dhe çdo argument i kthehet në të kundër.

Nëse e akuzon Ramën për të korruptuar, publiku e akuzon edhe atë. Nëse akuzon që është qeveri luks, të njetën gjë do të thoni dhe për të. Kësaj opozite i kanë rënë karta e opozitarizmit dhe për të qenë bindës. Qëllimi i Berishës ishte për të treguar që ju po më luftoni dhe po më pengoni të bëjë opozitë. Kjo reflektohet dhe në gjuhën e artikuluar shpesh që Rama po bën grusht shteti për opozitën. Ai po përpiqet të tregoj që nuk jam me Ramën, por jam kundër Ramës gjë që nuk është e vërtetë sepse ata janë bashkë”, tha analisti për “Abc News”.

Mërtiri e etiketon prezencën e Berishës në PD si një pengues të rotacionit politik dhe që do të garantonte qëndrimin e Ramës në pushtet.

“Në fushatë Berisha do jetë prezent dhe është pozitive për opozitën sepse kur lideri është prezent performanca e partisë është më e mirë. Prania e Berishës e pengon opozitarizmin sepse për sa kohë të jetë aty nuk e rrëzon qeverinë. çdo ditë që Berisha zgjat qëndrimin në opozitë si dhe çdo gënjeshtër që i thotë të djathtëve, zgjat agoninë e Berishës dhe berishizmit. E vetmja mënyrë që opozita të bëhet e fuqishme është të largojë Berishën dhe berishizmin. Nëse nuk e bënë këtë thjesht mban gjallë Ramën në krye të qeverisë dhe pengon rotacionin aq të nevojshëm”, u shpreh Mërtiri.

Ai përgëzoi punën e SPAK, teksa theksoi se është një prokurori serioze dhe e pavarur.

“Kemi një prokurori këto 32 vite që seriozisht është e pavarur nga qeveria dhe ka vënë në siklet qeverinë. Në cdo rrethanë tjetër kjo qeveri do ishte e rëzueshme sepse i është kapur shumë persona nga radhët e tyre. Fakti që kjo nuk ndodh tregon që në çfarë derexheje është opozita. Opozita bëhet e pabesueshme dhe është patericë, në vend të sulmojë Ramën sulmon atë që sulmon Rama. SPAK ka bërë atë që kjo qeveri se ka bërë në 12 vjet. Kjo opozitë po merret vetëm me SPAK. Berisha ka shpikur dy gënjeshtra duke nxitur që SPAK është fajtor është prapë e paprecedent. Sali Berisha nuk ka qëllim të mund Ramën por po koordinohet shumë mirë në lojën e tyre politike. Sali Berisha po kërkon të sulmojë SPAK, të njëjtën qëllim që ka dhe Rama”, tha analisti.

Lini një Përgjigje