
Aplikacioni i encriptuar “Matrix”, i cili përdorje nga grupet kriminale, është i fundit i zbërthyer nga autoritet evropiane. Më parë, 4 aplikacione të tjera si Sky ECc, Encrochat, Exclu dhe Ghost janë mbyllur dhe deshifruar nga Europol.
Sa i takon aplikacionit “Matrix”, mësohet se ai përmban mbi 2.3 milionë mesazhe dhe në të rezulton të jetë folur në 33 gjuhë të ndryshme.
Telefoni i cili kishte të instaluar këtë aplikacion sekret mësohet se kapte vlerën e 1300-1600 euro, për një abonim që zgjaste deri në 6 muaj.
Siç thuhet nga Europol, mesazhet që u përgjuan në këtë aplikacion lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave.
Lini një Përgjigje