TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2024, 14:14

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të politikanit Arben Tafaj!

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të

Në Kuvend është mbajtur një minutë heshtje nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës për ndarjen nga jeta ditën e sotme të politikanit dhe aktivisti Arben Tafaj.

“Tirana humbi sot një nga mbrojtësit e saj”, tha Spiropali.

Ishte deputetja demoktrate, Jorida Tabaku e cila ka kërkuar një minutë heshtje në Kuvend për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”.

"Në emër të grupit parlamentar të PD dua të propozoj të mbajmë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të zotin Arben Tafaj. Ishte kryetari i shoqatës Tirana, intelektual, kontribuues i vjetër i qytetit, që jo vetëm i bënte bashkë të gjithë politikën, por edhe përfaqësuesit e të gjitha krahinave në Tiranë. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka mbështetjen e të gjitha forcave politike për të mbajtur një minutë heshtje. Ngushëllimet e anëtarëve të parlamentit shkojnë për familjen dhe fëmijët e tij", tha Tabaku.

 

Lini një Përgjigje