
Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro u paraqit sot në SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve.
Duro u mor i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se ka licencuar një karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje.
Pasi doli nga SPAK, Duro tha se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë.
Gazetari- A iu komunikua akuza?
Duro: Flas në fund të procesit.
Gazetari-A ju komunikua përfundimi i hetimit?
Duro: Po.
Duro u mor i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se ka licencuar një pikë karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje.
Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Më herët, Duro e ka mohuar akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.
Lini një Përgjigje