TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2024, 10:26

Eduard Duro shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Eduard Duro shkon në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro ka shkuar ditën e sotme në SPAK.

Mësohet se Duro është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi është akuzohet për shpërdorim detyre. 

Eduard Duro, kryebashkiaku socialist i Devollit rrezikon të humbë mandatin pasi është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme që e akuzon për veprën penale "Shpërdorim i detyrës", në lidhje me licencimin e një objekti të ndërtuar pa leje në territorin e bashkisë që drejton.

Eduard Duro është njohur ditë më parë me vendimin e SPAK për ngritjen e akuzës zyrtare dhe marrjen e tij të pandehur. Ai akuzohet se ka licencuar një karburant, godina e të cilit në fakt ishte ndërtim pa leje.

Kjo do të thotë se hetimet kanë përfunduar dhe çështja është gati për t'u dërguar për gjykim, ndaj kryebashkiaku socialist i Devollit ka marrë tashmë statusin i pandehur.

Kjo nuk e bën atë fajtor, por është në cilësinë e personit të dyshuar për kryerjen e një vepre penale.

Eduard Duro i shtohet listës së gjatë të zyrtarëve të lartë socialistë, duke përfshirë ministra e ish-ministra, deputetë dhe kryebashkiakë që janë goditur nga SPAK për shkak të veprave penale që lidhen kryesisht me shpërdorimin e detyrës.

 

Lini një Përgjigje