Analisti Skënder Minxhozi, ka folur lidhur me lirimin e Berishës dhe ka analizuar mënyrën se si ai ka udhëhequr partinë.
Sipas Minxhozit, Berisha e ka kontrolluar politikisht PD edhe nga kati i tetë, aty ku qëndroi prej 11 muajsh në arrest shtëpie për dosjen hetimore “Partizani”.
Ai theksoi se Beridsha mbretëron me dorë të hekurt dhe ajo bë ai thotë, ajo bëhet.
“Berisha, me statut, politikisht, mediatikisht, Berisha ishte dhe është aty. Nga momenti nga largimit të Bashës, dhe marrjes në dorë të PD me vendim gjyqi me stemë dhe me vulë dhe sidomos pas negociatës së korrikut më PS, për ligjin elektoral që i dha në dorë Berishës tagrin e madhe të listave., Berisha nuk ka qenë fizikisht, por politikisht e ka kontrolluar nga kati I tetë PD aq sa ne nuk kemi parë asnjë të carë të paktën aparente, por përkundrazi e veshi PD si një repart ushtarak me bluza “Lironi Berishën”. I çoi në Bruksel për të kërkuar lirinë e tij, vendosi gjithë partinë në funksion të kauzës së tij personale dhe familjare. I ktheu kundër SPAK dhe ata që formalisht thoshin që SPAK është formalisht diçka pozitive. Sot nuk sheh nuanca në PD, siç ne kemi kujtuar më parë, që kjo parti kur dikush mendon më butë dhe më të ashpër.
Ëndrra për të parë një PD zyrtare dhe me Berishën kryetar dhe me këto lloj sfumaturash dhe me këto korente mendimi brenda partisë, sot është thjesht iluzion dhe kemi një detashment ushtarak, ku Berisha mbretëron me dorë të hekurt dhe ajo që ai thotë, ajo ndodh”, tha Minxhozi për “Abc News”.
Lini një Përgjigje