
Analisti Arben Meçe ka folur lidhur me veprimet e Ilir Metës dhe sulmet e tij nga kreut të SPAK, Altin Dumani.
I pyetur nëse kreu i PL-së po tregon frikën që ka nga SPAK apo kërkon të jetë lideri i opozitës, Meçe tregon se cilat janë tre shënjestrat e Metës. Sipas tij, ai synon drejtësinë, ndërkombëtarët dhe Ramën.
“Është fakti i ngritur që SPAK është instrument i Ramës. Por është absolutisht në varësi të Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur flasim për SHBA, flasim për BE dhe Britani. Të tre bashkë janë aleatët tanë strategjikë. Ndërkohë është dhe një institucion i pavarur strategjik. Pra janë tre. Me kë do bëjë negociata Ilir Meta? Nëse bën me Ramën, nuk e lënë dy të tjerat. Di vetëm një gjë, që Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama kanë kuptuar që armiku i tyre numër një në Shqipëri është SPAK, pasi është instrumenti i goditjes. Ballafaqimi i tyre është me SPAK. Edi Rama ka bërë kritika normale në politikë.
Por PS dhe Rama nuk kanë bërë deklarata që SPAK po bën goditje politike. Qëndrimet e Berishës dhe grupit të Berishës, thonë SKAP. Reforma në drejtësi është vullnet politik, për të goditur korrupsionin. Opozita e Metës dhe Berishës kanë ndërtuar një strategji dhe kjo është bërë në çdo podium. Janë bashkuar për të goditur SPAK. Do godasin të gjithë faktorin ndërkombëtar. Kohët e fundit opozita shqiptare ka vënë në shënjestër të gjithë trupi diplomatik. Dhe faktorin e tretë godasin Ramën”, u shpreh Meçe për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje